Botë

Gazë, numri i viktimave shkon mbi 39.000

22.07.2024 17:33

Ministria e Shëndetësisë në Gazë raportoi se fushata ushtarake e Izraelit në këtë territor deri më tani...

Ministria e Shëndetësisë në Gazë raportoi se fushata ushtarake e Izraelit në këtë territor deri më tani ka lënë të vrarë më shumë se 39.000 palestinezë dhe janë plagosur më shumë se 89.800 të tjerë.
 
Numri i ri i viktimave vjen teksa sulmet ajrore izraelite goditën jugun e Gazës dhe pjesë të tjera të territorit, duke vrarë dhjetëra persona, tha ministria.
 
Ministria e Shëndetësisë në Gazë nuk bënë dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në Gazë.
 
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.