Dënimi politik i kryefamiljarit u kushton shumë antarëve
Për shkak se bashkëshortin e burgosin politikisht kjo zonjë nga fshati Sveta Petkë është detyruar të kujdeset vetë për fëmijët e saj....

Hallet vazhdojnë të jenë pjesë e pandashme e kësaj familje me vite. Ato madje janë të lidhura zinxhir. Sot fëmijët edhe pse janë bërë vet prindër kanë ngelur pa shkollë, nuk kanë punë, pa të ardhura, pa asnjë kusht për të vijuar jetën. Ata janë 13 antarë dhe jetojnë momentet më të vëshitra të jetës së tyre.
“9 vite e dënuan burrin dhe kam ndenjur vet, I kam rritë me ndihmën e tjerëve, kam pasur 4 fëmijë, u dënua për politikë 83-90. Ashtu I kam rritë me kacitat e huja, vështirë e kam pasur ti rrisë fëmijët, në punë nuk kam qenë, në shkollë jo se katër vjet shkollë kam pas, shpirti Im e dije, 9 vite e dënuan burin dhe 5 vite I mbajti, babi im e ndihmoi dhe ja ulën vitet, kur erdh prej burgut jetoj edhe 7 vite dhe sërisht une u kujdesta për fëmijët, kur u bë lufta ai mori një gomar dhe doli dhe nuk erdh më, kur e prun të vdekur, te shpella e shishovës, e mbyti dikush po kishim frigë dhe nuk flisnim” – tha Gjylsha Abdullai.
Djali Bajrami kokëulur i drejtohet opinionit të gjërë për ndihmë. Deri më tani kanë trokutur në shumë dyer për tu siguruar punë por të gjitha thirrjet e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër.
“13 antarë jemi, pa punë, as ndihmë sociale nuk marrim, privat mundohemi, e vështirë është, presim punë, e rrëndë është, fëmijët kërkojnë, unë kam një fëmijë, vëllai 4, tjetri një, jetojmë bashkë” – tha Bajram Abdullai.
“Vështirë, lypim punë ska, fëmija do, kam 4 fëmijë, krejt privat punoj, kush më thëret shkoj, dimrit në shtëpi, verës punojmë për dimrit, deri diku kalojmë, me parat e fituar verës e sigurojmë miellin dhe drunjtë, kur kam mundësi ua plotësoj kur nuk kam nuk kam” – tha Ylber Abdullai.
Edhe pse bashkëshorti dhe babai I tyre ka punuar, ata nuk e gëzojnë pensionin me justifikimin se ka qenë ish I dënuar poltik nuk u takon . Pasuria është si uji i kripur: sa më shumë pi, aq më shumë ke etje. Por familja Abdullai nuk do të pasurohet por do të jetojnë një jetë normale, të kenë punë të sigurtë dhe të gëzoj atë që u takon që të mos I lënë të urritur familjarët. (Rina Turkeshi – Saiti, TVM2)
