Sportet E Tjera
Çiklizëm, slloveni Pogaçar barazoi rekordin e Pantanit
22.07.2024 19:22
Pogacar po kalon një formë të shkëlqyer, pasi arrin të triumfojë në Paris...
Pogacar po kalon një formë të shkëlqyer, pasi arrin të triumfojë në Paris një muaj pasi fitoi edhe Xhiron e Italisë, duke arritur kështu një “dopietë” fantastike. Çiklisti slloven kështu e ka përsëritur arritjen e të ndjerit Mario Pantani, duke u bërë i pari që në këtë shekull ka triumfuar në Giro d’Italia dhe Tourd de France.
Hera e fundit që një çiklist i fitonte të dyja këto turne të biçiklietës, Xhiro dhe Tur brenda një viti, ishte sezoni 1998, me italianin Marco Pantani. Pogaçar po rrezikon rekordet e Edi Merks. Çiklisti më i madh botëror ka triumfuar në shtatë edicione të Tord de France dhe pesë hërë në Gior d’Italia, ndërsa slloveni në moshë 25- vjeçare ka tre fitore në pesë pjesëmarje në garën e Francës.
Slloveni e dominoi këtë edicion, duke e marrë fanellën e verdhë të liderit në etapën e katërt dhe e ruajti deri në fund. Në këtë edicion të Turit të Francës, slloveni Pogaçar, fitoi 6 etapa, duke qenë i jashtëzakonshëm në garat e rrugës.