Sportet E Tjera
LOV ‘Paris 2024”, ekipi i Maqedonisë përbëhet nga gjashtë sportistë
22.07.2024 19:28
Kanë mbetur edhe katër ditë drejt fillimit të Lojërave Olimpike...
Kanë mbetur edhe katër ditë drejt fillimit të Lojërave Olimpike, të cilat do të mbahen në Paris të Francës. Maqedonia në këto lojëra do përfaqësohet me shtatë atlet por asnjë nga ata nuk ka plotësuar normën olimpike.
Më afër plotësimin të normës olimpike për Paris 2024, ishte mundësi Vladimir Egorov, i cili në eliminatoret evropiane ishte renditur në pozitën e tretë. Për shkak të mungesës së mundësve rusë, Egorov si mundësi i parë rezerv mori të drejtën të jetë në olimpiadë.
Për dallim nga ai atleti Dario Ivanovski, për 15 sekonda nuk ia doli të përmbushë normën olimpike për gara në maratonë, por falë renditjes në federatën e atletikës ai mori të drejtën për vrapin në rrugët e Parisit. Në listën e pjesëmarëseve është edhe xhudisti Enis Sherifovski dhe taekvondistja Mirjana Regiç, notuesi Nikolla Gjuretanoviq si dhe Anastasia Mojsovska qitje.
Shqipëria në LOV “Paris 2024”, do të përfaqësohet me 8 atlet. Për kampionen e Europës në garën e 1500 metrave, këto do jenë lojërat e treta olimpike pas “Rio 2014” e “Tokio 2020”. Në listën shqiptare janë edhe tre shqiptarët e natyralizuar në mundje Zelimkan Abakarov, Islam Dudaev, Sherman Valiev, si dhe Franko Burraj, Kaltra Meça, Greis Koxhaku dhe Manjola Konini.
Ndërsa ekipi olimpik i Kosovës do të përbëhet nga nëntë. Gjashtë është numri i sportistëve të kualifikuar, pesë nga xhudo dhe një nga boksi, si dhe tre sportistë me ftesë të univerzalitetit, dy nga noti dhe një nga atletika. Listës i prijnë kampionet olimpike, xhudistet Distria Krasniqi e Nora Gjakova, pastaj tre xhudistët tjerë, Laura Fazliu, Akil Gjakova e Loriana Kuka. ojërat Olimpike, të cilat tërheqin qindra mijëra vizitorë të huaj, do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht.
“Mund të them se psiqikisht dhe fizikisht dhementalisht deri më tani jamë më mirë i përgatitur. Pres një paraqitje të saktë dhe precize dhe jam i përqëndruar në maksimum që të përfaqësojmë Maqedoninë dhe xhudon dhe normalisht me sukses ta përfaqësoj edhe vet veten”, theksoi xhudisti Enis Sherifovski.
“Periudhën e kaluar intesivisht jamë përgatitur si dhe kemi stabilizuar një rezultat që është konkurues, i cili është mjaftueshëm për të pasur një paraqitje të shkëlqyeshme dhe për tu kualifikuar në finale ose në Top10-të”, theksoi qitesi sportiv Anastasija Mojsovska.
“Në këto lojëra olimpike pres që të jap maksimumin dhe maksimalisht të jemë e përqëndruar në luftërat e mia dhe të luftoj deri në fund.Shpresoj se me një short të mirë mund të futem në garë për medalje“, u shpreh sportisti i takevondo Mirjana Regiç.