Maqedoni

Parashikimi i motit

23.07.2024 09:05

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash...

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 23°C, ndërsa maksimalja do të arrijë në 31 deri në 38°C. Vlera e indeksit UV do të jetë tetë.
 
Në Shkup, sipas sinoptikanëve, pritet mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. 
 
Temperatura minimale në kryeqytet do të zbresë deri në 20°C, ndërsa ajo maksimale ditore do të arrijë deri në 36°C.