VMRO: LSDM i nxori jashtë kontekstit bisedat

19.04.2015 20:16

I menjëhershëm ka qenë reagimi I VMRO-DPMNE –së ndaj pres konferencës së LSDM-së ku u paraqitën materiale përgjuese në komunën Qendër...

“LSDM me secilën pres konferencë të re po e tregon shqetësimin dhe pa fuqinë ku është nxënë. Është për keqardhje që aduti kryesor i LSDM-së nuk është programi, ideja dhe projekti, por materialet e prera, të montuara e krijuara dhe të nxjerra jashtë kontekstit. Manipulimi është i dukshëm, LSDM do të nxjerr biseda që kanë të bëjnë me situata dhe rrethana tjera, do t`i montoj dhe ngjis dhe pastaj t`i tregoj në një kontekst të pasaktë i cili vetëm atyre i konvenon”, thuhet ndërmjet tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.