Warriors, Rockets, Bulls dhe Wizards e nisin me fitore PlayOffin në NBA

19.04.2015 20:45

Siç është pritur Golden State Warriors, nuk ka lënë hapësirë për befasi në përballjen me New Orleans Pelicans, duke i mposhtur me rezultat 106-99...

Stephen Curry, ishte më i mirë tek Golden State me 34 pikë e 5 asistime, ku gjysma e më shumë e tyre ishin atraktive dhe çuan publikun në këmbë. Ndërsa në anën tjetër te peikanët, nuk mjaftuan 35 pikët e Anthony Davisit, për të bërë më shumë.

Houston Rockets i udhëhequr nga një James Harden në formë të mirë e nisi me fitoren serinë e përballjeve play-off me Dallas Mavericks. Në Toyota Center teksanët u shfaqën të papërmbajtshëm që në fillim të takimit, duke krijuar një diferencë të ndjeshme ndaj Mavericks. Rockets e mbyllën ndeshjen me 10 pikë diferencë 118-108.

Chicago Bulls kaloi 103 – 91, Milwaukee Bucks në një takim ku shkëlqeu Butler me 25 pikë dhe 6 asist dhe në sfidën e fundit,  Vashington mundi Toronto me shifrat  93:86, Cikago - Milvoki 103:91.