Maqedoni

BERZH-i dhe SHA MEPSO, marrëveshje e huasë për fuqizimin e rrjetit të transmisionit

23.07.2024 14:04

Me qëllim të modernizmit të rrjetit transmetues të energjisë elektrike...

Me qëllim të modernizmit të rrjetit transmetues të energjisë elektrike, i cili do të mundësojë që në të të kyçet edhe energjia elektrike e prodhuar nga burimet e ripërtërishme, MEPSO-ja ka nënshkruar marrëveshje për hua në vlerë prej 26.4 milionë euro  me  Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Fondet do të përdoren në kuadër të projektit për ndërtimin e një trafostacioni dhe rikonstruimin e linjës së transmetimit prej  110 kilovat.
 
“Përforcimi i infrastrukturës së transmetimit do të mundësojë që të kyçen edhe 1.170 megavat shtesë nga burimet e ripërtërishme, të cilat për momentin nuk janë në funksion, për shkak të kapacitetit të kufizuar të rrjetit transmetues lokal.”, - deklaroi ministrja për Energjetikë, Sanja Bozhinovska. 
 
Drejtoresha e BERZh-it theksoi se me këtë projekt do të zvogëlohen humbjet në sistemin e transmetimit elektrik. Për euroambasadorin Gir, investimet projekte të këtilla kanë një domethënie të rëndësishme në plotësimin e reformave, të cilat kanë të bëjnë me  uljen e emetimit të gazrave të dëmshme.
 
“Këtë projekt e shohim si diçka që do të ketë ndikim serioz në zvogëlimin e humbjeve në rrjetin e transmetimit dhe uljen e emetimit të dyoksidit të karbonit. Kjo do ta transformojë peizazhin energjetik të Maqedonisë së Veriut dhe do të mundësojë lidhjet shtesë nga burimet e ripërtërishme.”, - theksoi drejtoresha e BERZh-it, Odil Rene Baso.
 
“Falë kësaj huaje nga BERZh-i dhe granti prej 7.6 milionë euro nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor të BE-së, kompanitë vendore dotë mund të investojnë në rehabilitimin e rrjetit të vjetër dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja.”, - theksoi euroambasadori në RMV, Dejvid Gir. 
 
Ministrja për Energjetikë e pyetur për atë se para 6 viteve MEPSO ka paguar penale prej 800 mijë euro ndaj një huaje nga BERZh-i për shkak të mos realizimit të projekteve, ajo siguroi se një gjë e tillë nuk do të përsëritet dhe se gjithçka që është dakoduar do të realizohet.
 
GAZMEND KURTISHI