Maqedoni
Kuzeska pretendon se Toshkovski dhe Janushevi kanë banesa në pronën e dhuruar nga sekretari i Qeverisë
23.07.2024 16:16
Pançe Toshkovski dhe Igor Janushev kanë banesa në ndërtesën e falur nga sekretari i përgjithshëm i Qeverisë...

Pançe Toshkovski dhe Igor Janushev kanë banesa në ndërtesën e falur nga sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, që kushton 325 mijë euro, kanë akuzuar nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë. Këto të fundit po ashtu kanë publikuar edhe fotografi nga ndërtesa, e cila është e pozicionuar në Qendrën e Shkupit. Zëdhënësja e LSDM-së, Kuzevska, po ashtu ka theksuar se ministri i Punëve të Brendshme, Toshkovski, posedon një banesë në ndërtesën e lartpërmendur me hapësirë prej 146 m2 dhe hapësira tjera afariste prej 46 m2, e cila në tërësi kap vlerën e mbi 400 mijë eurosh. Nga LSDM-ja po ashtu kanë pyetur se pse ministri Toshkovski nuk ka dorëzuar listën anketuese ose nëse e ka dorëzuar, atëherë pse e njëjta nuk është e kapshme për opinionin.
“A thua vallë përmes skemës së dhënies së dhuratave të dy personat po fshehin një interes të madh biznesor, që sipas tyre opinioni nuk duhet ta dijë. A thua vallë këto persona kanë interesa biznesore të fshehta, e që në fund përfundojnë me dhënien e dhuratave të këtyre patundshmërive të cilat kapin vlerën e mbi 300 mijë euro? Opinioni tanimë e ka të njohur se pikërisht Janushevi tanimë është i dënuar për kriminalitet në rastin me autobusët kinez në vlerë prej 5 milionë eurosh.”, - deklaroi zëdhënësja e LSDM-së, Kuzevska.
Ndaj akuzave të LSDM-së, ka reaguar Janushevi, sipas të cilit “nuk bëhet fjalë për kurrfarë toke të falur, por ka të dhëna të futura gabimisht, për të cilat tashmë është bërë një korrigjim nga ana ime. Të njëjtën pronë që posedoj aktualisht, e kam pasur edhe në të kaluarën dhe nëse ka pasur ndonjë problem, Qeveria e LSD-së dhe BDI-së kanë pasur më shumë kohë për të vepruar.”, thotë Janushevi në reagimin e tij.
“7 vjet në pushtet kanë qenë banditët e BDI-së dhe LSD-së. 7 vite kanë bërë një proces politik dhe më kanë ndjekur për një rast inekzistent për prokurimin e autobusëve dhe kur kanë mundur të bëjnë një çështje për këtë, sa herë mendoni se do isha burgosur nëse këto do të ishin të vërteta?!”, thuhet në reagimin e sekretarit të Përgjithshëm, Igor Janushev.
Ministri Toshkovski i ka mohuar akuzat e Kuzeskës. Ai siguron se më 4 korrik të këtij viti ka dorëzuar në fletën anketuese gjendjen e pasurisë së tij.
“Me përgjegjësi pretendoj se përveç asaj që thuhet në deklaratën e pasurisë, nuk posedoj asgjë tjetër. Ftoj institucionet që të kontrollojnë detajisht pasurinë time, por edhe të çdo zyrtari aktual dhe të dikurshëm, sidomos të atyre që gjithë jetën i ka rënduar buxheti i shtetit.”, ka shkruar Toshkovski në profilin e tij në Fejsbuk.
Toshkovski tha se është koha që e vërteta të dalë në shesh.
FITIM KRYEZIU
