Oda ekonomike e intensifikon bashkëpunimin afarist me Kinën

20.04.2015 10:39

Oda Ekonomike e Maqedonisë njofton për përforcimin e bashkëpunimit të biznesit me Kinën nëpërmjet Këshillit të biznesit ku bëjnë pjesë edhe dhomat e tregtisë të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë, Republikës Çeke, Estonisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

Qëllimi i Këshillit të Biznesit është të nxisë bashkëpunimin ekonomik në mes të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, veçanërisht në fushën e investimeve të përbashkëta, këmbimit tregtar dhe bashkëpunimit teknologjik, si dhe në pjesën e tregtisë në mes të të gjithë pjesëmarrësve.

Në të, përveç odave ekonomike anëtarë janë edhe shoqatat e biznesit dhe agjencitë për investime dhe zhvillim të ndërmarrjeve.

Këshilli i biznesit do të mbajë mbledhjen e parë inauguruese në Katovice, Poloni, gjatë Kongresit ekonomik Evropian të 7­të, dhe në te do të marrë pjesë edhe zëvendëskryetarja e Odës ekonomike Jelisaveta Georgieva. Anëtarët e Këshillit duhet të përcaktojnë parimet themelore dhe udhëzimet për veprim në periudhën e ardhshme.

Projekti i Këshillit të biznesit është projektuar më 26 nëntor të vitit 2013, gjatë Samitit të Dytë të kryetarëve të qeverive të Kinës dhe vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore në Bukuresht.

Ky koncept është gjithashtu pjesë e "Udhëzimet e Bukureshtit për bashkëpunim midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore", nënshkruar në të njëjtën ditë.

Këshilli i biznesit është themeluar në bazë të udhëzimeve të Beogradit të nënshkruara gjatë Samitit të tretë të kryetarëve të qeverive të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në 16 dhjetor 2014.

Oda, siç paralajmëron, përmes Këshillit afarist do të krijojë lidhjet mes kompanive, odave dhe organizatave të tjera publike dhe private në sektorin e biznesit të Kinës dhe do të iniciojë praktika të mira në bashkëpunimin ekonomik në mes të kompanive maqedonase dhe kineze, promovim i përbashkët dhe bashkëpunim për të inkurajuar zhvillimin e lidhjeve tregtare, përfshirjen në projektet e përbashkëta ekonomike, duke përfshirë investimet, organizimin e forumeve ekonomike gjatë takimeve të rregullta në mes të kryetarëve të qeverive, si dhe pjesëmarrje në panaire dhe ngjarje të tjera në fushën e ekonomisë.

Oda ekonomike njëherit do të përdorë edhe anëtarësinë në Këshillin e biznesit si platformë për shkëmbimin e informacioneve lidhur me aktivitetet që anëtarët kanë marrë për të inkurajuar investimet dhe tregtinë me Kinën.

Në pajtim me dokumentin "Udhëzimet e Beogradit për bashkëpunim midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore", aktivitetet e Këshillit të biznesit do të fokusohet në krijimin e mekanizmave informative me qëllim që të kuptohet më mirë klima e biznesit në vendet e Evropës

Qendrore dhe Lindore dhe Kinës, si dhe vazhdimisht të ndajnë informacione mbi tregtinë, qasjen në tregje, modele të bashkëpunimit dhe instrumenteve për financim, si dhe promovimin e tregtisë së balancuar në mes të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, mes të tjerash edhe me organizimin e ngjarjeve të ndryshme.

Oda Ekonomike e Maqedonisë njofton për përforcimin e bashkëpunimit të biznesit me Kinën nëpërmjet Këshillit të biznesit ku bëjnë pjesë edhe dhomat e tregtisë të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë, Republikës Çeke, Estonisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

Qëllimi i Këshillit të Biznesit është të nxisë bashkëpunimin ekonomik në mes të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, veçanërisht në fushën e investimeve të përbashkëta, këmbimit tregtar dhe bashkëpunimit teknologjik, si dhe në pjesën e tregtisë në mes të të gjithë pjesëmarrësve.

Në të, përveç odave ekonomike anëtarë janë edhe shoqatat e biznesit dhe agjencitë për investime dhe zhvillim të ndërmarrjeve.

Këshilli i biznesit do të mbajë mbledhjen e parë inauguruese në Katovice, Poloni, gjatë Kongresit ekonomik Evropian të 7­të, dhe në te do të marrë pjesë edhe zëvendëskryetarja e Odës ekonomike Jelisaveta Georgieva. Anëtarët e Këshillit duhet të përcaktojnë parimet themelore dhe udhëzimet për veprim në periudhën e ardhshme.

Projekti i Këshillit të biznesit është projektuar më 26 nëntor të vitit 2013, gjatë Samitit të Dytë të kryetarëve të qeverive të Kinës dhe vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore në Bukuresht.

Ky koncept është gjithashtu pjesë e "Udhëzimet e Bukureshtit për bashkëpunim midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore", nënshkruar në të njëjtën ditë.

Këshilli i biznesit është themeluar në bazë të udhëzimeve të Beogradit të nënshkruara gjatë Samitit të tretë të kryetarëve të qeverive të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në 16 dhjetor 2014.

Oda, siç paralajmëron, përmes Këshillit afarist do të krijojë lidhjet mes kompanive, odave dhe organizatave të tjera publike dhe private në sektorin e biznesit të Kinës dhe do të iniciojë praktika të mira në bashkëpunimin ekonomik në mes të kompanive maqedonase dhe kineze, promovim i përbashkët dhe bashkëpunim për të inkurajuar zhvillimin e lidhjeve tregtare, përfshirjen në projektet e përbashkëta ekonomike, duke përfshirë investimet, organizimin e forumeve ekonomike gjatë takimeve të rregullta në mes të kryetarëve të qeverive, si dhe pjesëmarrje në panaire dhe ngjarje të tjera në fushën e ekonomisë.

Oda ekonomike njëherit do të përdorë edhe anëtarësinë në Këshillin e biznesit si platformë për shkëmbimin e informacioneve lidhur me aktivitetet që anëtarët kanë marrë për të inkurajuar investimet dhe tregtinë me Kinën.

Në pajtim me dokumentin "Udhëzimet e Beogradit për bashkëpunim midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore", aktivitetet e Këshillit të biznesit do të fokusohet në krijimin e mekanizmave informative me qëllim që të kuptohet më mirë klima e biznesit në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Kinës, si dhe vazhdimisht të ndajnë informacione mbi tregtinë, qasjen në tregje, modele të bashkëpunimit dhe instrumenteve për financim, si dhe promovimin e tregtisë së balancuar në mes të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, mes të tjerash edhe me organizimin e ngjarjeve të ndryshme.

Takimi i ardhshëm i Këshillit të biznesit do të mbahet gjatë kohës së Panairit për bashkëpunim afarist dhe teknologjik në mes të Kinës dhe BE­së në Çengdu, provinca Siçuan, Kinë, në nëntor të vitit 2015.