Maqedoni

Parashikimi i motit

25.07.2024 10:47

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme....

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Vranësirat do të jenë të përqendruara përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në Povardar erë e fortë nga veriu.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 21°C, ndërsa maksimalet do të rriten nga 28 deri në 34°C. Indeksi UV do të ketë vlerën 7.
 
Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 20 deri në maksimum 34°C.
 
Në ditët në vijim do të ketë një periudhë të qëndrueshme të motit. Të premten do të fryjë erë e fortë veriore (mbi 60 km/h), e cila do të shkaktojë ulje të temperaturës ditore, ndërsa në ditët në vijim temperaturat do të kenë rritje graduale.