Maqedoni

Takimi Murtezani – Telatin, diskutohet mbështetja për aderim në BE

25.07.2024 14:41

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani dhe drejtoresha e Zyrës së Kombeve të Bashkuara...

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani dhe drejtoresha e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për shërbime projektuese – UNOPS, Mikela Telatin, kanë diskutuar projektin “Mbështetje për Maqedoninë së Veriut për aderim në BE”, financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim ndërkombëtar zhvillimor, implementuar nga UNOPS - Shkup. 
 
“Qëllimi kryesor i projektit është procesi efikas dhe efektiv i aderimit të vendit në Bashkimin Evropian, duke dhënë ndihmë të drejtpërdrejtë në përgatitjen e versionit nacional të acquis, përmirësimin e platformës së NPAA-s, ndihmës teknike për harmonizimin e legjislacionit me të drejtën e BE-së dhe përforcimin e kapaciteteve administrative me angazhimin e ekspertëve nacional dhe ndërkombëtarë për MÇE-në dhe institucionet e tjera.”, – thuhet në kumtesë. 
 
Murtezani falënderoi për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm të zyrës së UNOPS-it në Shkup, për përforcimin e kapaciteteve të Ministrisë për Çështje Evropiane (MÇE) në kontekst në procesin e integrimeve evropian dhe kërkesave që dalin nga ai. 
 
“Ndihma financiare është e rëndësishme, vendimtare për arritjen e qëllimeve të agjendës reformuese në rrugën tonë evropiane.”, – ka thënë Murtezani.
 
Telatin dhe Murtezani kanë rënë dakord se partneriteti mes MÇE-së dhe UNOPS-it është shembull i shkëlqyer i përkushtimit, komunikimit të ngushtë dhe bashkëpunimit gjatë implementimit të projekteve të rëndësisë së veçantë për të ardhmen evropiane të vendit dhe të rajonit.
 
ARDITA RAMADANI