Maqedoni

Gashi takon përfaqësuesit e KPMD-së

25.07.2024 14:58

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me kryetarin e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi...

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me kryetarin e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, Igor Jadrovski; zëvendëskryetarin Limko Bejzaorski dhe anëtaren, Flora Kadriu. 
 
“Nga viti në vit rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve për ekzistimin e këtij institucioni, gjë që dëshmohet nga shtimi i numrit të parashtresave nga sfera të ndryshme të jetës së përditshme dhe politike. Komisioni është kompetent t’i shqyrtojë ato dhe të japë mendimin e vet për to.”, – thuhet në njoftim.
 
Ky komision punon mbi parimet e barazisë, joselektivitetit dhe paanshmërisë, me qëllim të sundimit të së drejtës dhe barazisë së të gjithë qytetarëve. Mendimet e tij nuk kanë vetëm rol mbrojtës, por edhe parandalues.