Maqedoni
Ndryshimet në Kodin Penal, Filipçe: Gabuam me ndryshimet në KD
25.07.2024 15:55
Gabuam me ndryshimet në Kodin Penal, vlerësoi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe....

Gabuam me ndryshimet në Kodin Penal, vlerësoi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe. Thotë se nga viti 2017 është përgatitur Kodi i ri Penal dhe tani pushteti duhet ta vendos atë në debat publik. Ai është i koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare, ndërsa modeli është marrë nga Gjermania.
“Është përgatitur Kod i ri Penal në vitin 2017 nga ministrja Deskovska, ai është i gatshëm, i bëj thirrje Qeverisë ta vendos në debat publik. Çdo gjë që do të implementojmë do të shohim se a është në pajtueshmëri legjislativi ynë me legjislativin evropian dhe në bashkëpunim me institucionet evropiane ka logjikë ta bëjmë. Për gjithçka që jemi kritikuar duhet të ndalojmë.”, - deklaroi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe.
Mickoski: Do të kemi Kod të ri Penal
Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski, tha se do të miratohet Kod i ri Penal, por sipas standardeve evropiane, e jo sipas nevojave të dikujt. Sipas tij, me ndryshimin e Kodit Penal u ulën dënimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit dhe bashkimit për kryerje të krimit. Kjo rezultoi me vjetërsimin dhe lirimin e më shumë funksionarëve të mëhershëm.
“Çfarë të bëjmë me ato lëndë që janë vjetërsuar dhe për të cilat qytetarët paguan dëmshpërblim për vjetërsimin e tyre? A do t’i kthejnë paratë që janë vjedhur për shtatë vite? Ato janë miliona euro, ato janë paratë tuaja. Le t’i nxjerrin nga xhepi, le të shesin në pjesë prej pronës së tyre të cilin e posedojnë, sepse kanë prona të mëdha funksionarët e mëparshëm të LSDM-së dhe ta kthejnë në kuadër të buxhetit.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Përderisa Filipçe konsideron se starti i Qeverisë është i keq dhe shteti me huat e reja mund të hyjë në skllavëri të borxhit, Mickoski thotë se politikat destruktive të LSDM-së kanë ndikuar që shteti të ketë arkën e zbrazët.
FLUTURA LATIFI
