Botë
Francë, operacion i madh kundër spiunazhit kibernetik
25.07.2024 17:27
Autoritetet në Francë kanë nisur një operacion të madh për të pastruar kompjuterët e infektuar nga një program...

Autoritetet në Francë kanë nisur një operacion të madh për të pastruar kompjuterët e infektuar nga një program i spiunazhit kibernetik që ka prekur miliona përdorues në mbarë botën.
“Në prag të Olimpiadës, ky operacion tregon se lojtarë të ndryshëm në Francë dhe jashtë vendit janë të mobilizuar që të luftojnë të gjitha format e krimit kibernetik.”, tha kryeprokurorja e Parisit, Laure Bekuau, përmes një deklarate më 25 korrik.
Ajo tha se hetuesit po shënjestrojnë një rrjet të botëve, që dyshohet se kanë infektuar kompjuterët me një virus. Po ashtu ky rrjet besohet se po vjedh të dhëna nga përdoruesit, “veçanërisht për qëllime spiunazhi”.
