Maqedoni

Parashikimi i motit

26.07.2024 10:10

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave të qëndrueshme....

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Povardarietos dhe në pjesët lindore erë e fortë nga veriu e cila vende-vende do të arrijë mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 20°C, kurse maksimalja do të arrijë nga 28 deri në 35°C. Indeksi UV do të jetë 8.
 
Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34°C.
 
Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell me rritje graduale të temperaturave. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 33 deri në 39 gradë. Në fillim të javës së ardhshme do të fryjë sërish erë mesatare deri e fortë veriore.