Maqedoni
Defekti në stacionin kompresor, Ministria e Shëndetësisë: Do të shpallet tender i ri
26.07.2024 13:37
Tenderi për stacionin e ri kompresor në Qendrën Klinike do të shpallet nga Ministria e Shëndetësisë...

Tenderi për stacionin e ri kompresor në Qendrën Klinike do të shpallet nga Ministria e Shëndetësisë, pasi tenderi i parë i lëshuar nga shërbimet e përbashkëta të Qendrës Klinike dështoi. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, Ministria e Shëndetësisë do të shpallë tender për rikonstruksionin e plotë të stacionit të kompresorit dhe nëse sërish nuk del asnjë kompani për të realizuar projektin, atëherë do të ketë negociata private. Deri në zbardhjen e aksidentit me stacionin e kompresorit, do të kërkohet një angazhim më i madh nga kirurgët në spitalin “8 Shtatori” dhe spitalin e vjetër të qytetit.
“Shpresoj që procedura të nisë sa më shpejt dhe të zgjidhen të gjitha problemet që kemi me sallat e kirurgjisë që kemi trashëguar. Do të ketë një furnizim publik, sepse ne duam ta bëjmë të gjithë në mënyrë sa më transparente dhe me afate sa më të shpejta. Si kusht në tender do të saktësojmë që kompania të përfundojë punimet brenda tre deri në katër muaj. Deri atëherë do të duhet të funksionojë si më parë, me kompresorë të jashtëm. Kështu do të funksionojmë deri në nëntor ose dhjetor kur do të përfundojë vendosja e instalimit të ri dhe stacionit të ri të kompresorit.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Era e pakëndshme në salla, priten rezultatet nga Gjermania
I pyetur nëse vlerëson se ndonjë kompani do të marrë pjesë në tenderin që duhet të shpallë Ministria e Shëndetësisë, Taravari theksoi se nuk mund të paragjykojë nëse do të ketë aplikime.
“Nuk mund të them me siguri nëse një kompani do të aplikojë apo jo. Duke qenë se ky detyrim duhet të përfundojë në një kohë sa më të shkurtër, Ministria e Shëndetësisë mori përsipër detyrimin për furnizimin publik. Nëse asnjë operator ekonomik nuk paraqitet, ne do të shkojmë në opsionin lidhje e një kontrate direkte me një kontraktor që mund ta realizojë.”, - theksoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë ende rezultatet e analizave të dërguara në Gjermani, për të përcaktuar se cili është saktësisht problemi me stacionin e kompresorit, nga i cili varen të gjitha klinikat kirurgjikale. Era e pakëndshme që u shfaq ende mbetet mister. Autoritetet shëndetësore paralajmëruan ligj të ri për mbrojtje shëndetësore ku është paraparë riorganizim i Qendrës Klinike, i cili tashmë ka nisur me heqjen e drejtorëve ekonomikë.
FLUTURA LATIFI
