Maqedoni
61 vjet nga tërmeti në Shkup
26.07.2024 14:29
Shkupi para 61 viteve i mbijetoi tërmetit katastrofal, që mori 1.067 jetë njerëzore....

Shkupi para 61 viteve i mbijetoi tërmetit katastrofal, që mori 1.067 jetë njerëzore. Nga tronditja u rrënuan 16.000 banesa dhe kanë qenë të dëmtuara 26.000 shtëpi. 30.000 fëmijë janë evakuuar në disa qytete në ish-Jugosllavi.
“Fëmija nëntëvjeçar që atëherë e përjetoi tërmetin, në fakt përjetoi trauma. Shtëpia u rrënua, flinim në tenda. Kjo është një situatë e re të cilën nuk isha në gjendje ta pranoj. Edhe pse prindërit përpiqeshin që të bënin gjithçka të dukej se është në rregull, miqtë ishin aty dhe vogëlushja ende jetonte, pavarësisht kësaj fëmijët e moshës nëntëvjeçare kanë një tru të shkëlqyer dhe çdo gjë mbajnë mend.”, - deklaroi historiani, prof. dr. Marijan Dimitrijevski.
Saktë 87 shtete nga bota dërguan ndihma për ta rindërtuar qytetin nën rrënoja. Për këtë shkak Shkupi bëhet qyteti i solidaritetit. Tradicionalisht Kryqi i Kuq i qytetit organizon aksion për dhurim të gjakut.
“Në orën 17:00 do të mbahet aksioni për dhurim të gjakut në nder të 26 korrikut, pra në lidhje me humanitetin dhe solidaritetin e banorëve të qytetit të Shkupit, të cilët atë ditë dhe të gjithë këto vite janë humanë, dhurojnë edhe gjak, dhurojnë edhe shumë gjëra të tjera, ndihmojnë, mbështesin njëri-tjetrin.”, - theksoi Aleksandra Valkanovska nga Kryqi i Kuq – Shkup.
Shumë shije të ndryshme dhe vizione për pamjen arkitekturore. Ekspertët thonë se pas tërmetit në Shkup, ndërtimet kanë qenë shumë më cilësore.
“Ato ndërtesa që u ndërtuan në atë periudhë kanë qenë të ndërtuara kryesisht për ta duruar barrën gravitacionale. Tani kemi njohuri të reja, kemi zbatueshmëri të materialeve të reja edhe pse mendoj se etika profesionale nuk është në nivel të kënaqshëm, sidomos në 10-15 vitet e fundit, domethënë ajo etikë profesionale mendoj se duhet të rritet.”, - u shpreh drejtori i IITS-së, Vllatko Sheshov.
Shkupi kujton, mban mend dhe u ndërtua në një metropol të kushtueshëm, por dëshiron që kurrë më mos të ndodhë një fatkeqësi natyrore si kjo.
ASDREN ÇELIKU
