Ditë të literaturës juridike
NP Gazeta zyrtare e RMsë, në bashkëpunim me shtëpinë botuese Ars Lamina dhe në prag të Panairit të ardhshëm të librit, organizojnë aksion të përbashkët për promovimin e literaturës juridike me titull "Ditë të literaturës juridike".

NP Gazeta zyrtare e RMsë, në bashkëpunim me shtëpinë botuese Ars Lamina dhe në prag të Panairit të ardhshëm të librit, organizojnë aksion të përbashkët për promovimin e literaturës juridike me titull "Ditë të literaturës juridike". Aksioni do të mbahet prej sot deri më datën 24 të këtij muaji në Infoqendrën e NP Gazeta zyrtare e RMsë.
Qëllimi i aksionit është që të ngrihet vetëdija te organizatat, shoqatat, bashkësitë urbane dhe qytetarët, se secili duhet t'i dijë të drejtat dhe obligimet e tyre të cilat rrjedhin nga ligjet dhe rregullativat juridike lidhur me aktivitetet e tyre. Me këtë rast, gjatë aksionit, edicionet e nevojshme nga dy organizata do të jenë me ulje deri në 50 për qind.
Gjatë "Ditëve të literaturës juridike", dy organizatat do të mbajnë edhe takime të veçanta me shoqatat, odat, komunat, fakultetet, bibliotekat dhe qytetarët. Në Infoqendrën të gjithë të interesuarit do të mund të informohen për edicionet nga sfera e literaturës juridike, si dhe për mënyrën në të cilën do të mund t'i sigurojnë me volitshmëri të veçanta.
Uljet, siç informojnë nga NP gazeta zyrtare e RMsë do të vazhdojnë edhe gjatë Panairit të librit, i cili do të mbahet nga 5 deri më 11 maj të këtij viti.
