Botë

Francë, “sabotim” në rrjetin hekurudhor francez

26.07.2024 17:33

Në Francë, sulmet me zjarrvënie goditën rrjetin e trenave të shpejtë, teksa zyrtarët i quajtën akte të paramenduara...

Në Francë, sulmet me zjarrvënie goditën rrjetin e trenave të shpejtë, teksa zyrtarët i quajtën akte të paramenduara “sabotimi” që ndodhën vetëm disa orë para hapjes së Lojërave Olimpike në Paris.
 
Sulmet e së premtes u kryen teksa në kryeqytetin francez ka masa të shtuara sigurie para mbajtjes së ceremonisë hapëse të Olimpiadës, në të cilën pritet të marrin pjesë 300.000 spektatorë.
 
Zjarret kanë prekur linjat veriore dhe lindore të trenave të shpejtë duke shkaktuar vonesa të udhëtimeve. Pothuajse 800.000 pasagjerë pritet të preken gjatë fundjavës, për shkak se dëmi është i madh në rrjetin e trenave.
 
“Në mëngjes, sulme të koordinuara dhe përgatitura të sabotimit u kryen kundër instilacioneve të SNCF-së [operatorit kombëtar të trenave].”, tha kryeministri francez, Gabriel Atal. “Në rrjetin e trenave ka pasoja të mëdha dhe serioze.”, shtoi ai.