Maqedoni

QMK, 13 vatra zjarri janë shuar dy janë ende aktive

27.07.2024 16:46

Nga 16 zjarre në ambiente të jashtme në 24 orët e fundit, 13 janë shuar...

Nga 16 zjarre në ambiente të jashtme në 24 orët e fundit, 13 janë shuar, dy janë ende aktive dhe një është nën kontroll, njoftoi  Qendra për Menaxhimin me Kriza. Zjarr aktiv ka në afërsi të fshatit Tazhevë, Komuna e Makedonski Brodit, një degëzim në drejtim të Belicës dhe një degëzim drejt zonës Jasen.
 
“Dy zjarret aktive kemi  në fshatin Tazhevë Komuna e Makedonski Brodit nga Pelinca dhe nga Jaseni dhe një pjesë e Malit Serta në Komunën e Shtipit afër Krivolakut në drejtim të fshatit Penush, afër fshatit Çesmedarski Rid, ku digjet bimësi e ulët. Nën kontrollë është vënë një zjarr dhe po tentohet të lokalizohet  në afërsi  të Demir Hisarit”, u shpreh Ilija Bojarovski nga QMK. 
 
Për lokalizimin e zjarreve  nga ajri u angazhuan dy eir traktorë   dhe 14 pjesëtarë të Pyjeve Kombëtare. Zjarret në ambiente të jashtme janë shuar në komunën Studeniçan afër fshatit  Koliçan I Epërm , në Krushevë, afër fshatit Aldancë, Strumicë përgjatë rrugës Sando Masev, afër fshatit Prosenikovo, në Vasilevë afër fshatit Piperevë, Dibër, afër fshatit Broshticë, Kërçovë afër fshatit Sërbicë, Staro Nagoriçane, afër fshatit Zheglanë, Vinicë, Dellçevë, Jegunovcë, afër fshatit Shemshovo dhe në Bërvenicë, afër fshatit Celopek  dhe Miletinë.
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI