Maqedoni

Lefkov: Drin Ahmeti ka marrë tenderë milionësh

27.07.2024 18:18

Deputeti i VMRO-së, Mile Lefkov, sot në një konferencë për media...

Deputeti i VMRO-së, Mile Lefkov, sot në një konferencë për media, ka thënë se Drin Ahmeti ka vazhduar të merr tenderë me vlerë milionëshe edhe pse e ka dëmtuar buxhetin dhe qeveria e LSDM-së dhe BDI-së është dashur t’ia heqin licencën. Lefkov, ka thënë se kjo ndodhë, kur institucionet nuk punojnë për qytetarët, por për elitat në pushtet duke theksuar sërisht se kjo kohë tashmë ka mbaruar.
 
“Drin Ahmeti përmes Everest JD, me të cilin ka shfrytëzuar burimet minerale më shumë se sa ka raportuar dhe paguar shtetit, në vend që të përballet me sanksion dhe heqje licence, ai ka vazhduar të punojnë  nën mbrojtjen e Ministrisë së Ekonomisë të Kreshnik Bekteshit, dhe si i tillë të fitojë tenderë milionësh, sepse Bekteshi nuk ia hoqi koncesionin Drin Ahmetit, edhe pse duhej”, u shpreh deputeti i VMRO-së, Mile Lefkov.