Maqedoni
Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë, avokatët kërkojnë reagim për të rikthyer besimin
27.07.2024 17:09
Bastisja në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik...

Bastisja në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik nxori në pah problemet e akumuluara në gjyqësor dhe tregoi nevojën urgjente për zgjidhje radikale të situatës, thotë avokati Aleksandar Novakovski.
Ai propozon që Qeveria të iniciojë formimin e një organi të veçantë të pavarur ekspertësh, i cili do të bëjë një përmbledhje të zhvillimeve dhe do t'i zbatojë reformat në të gjitha segmentet - në këshillin e gjykatësve dhe prokurorisë, gjykatat, prokuroritë, dhe Akademinë.
“Ne kemi shumë organe , por nëse nuk formohet një organ special, I cili do të merret ekskluzivisht, edhe pse jo domosdoshmërisht organ profesional, që mos krijohen kosto shtesë , por për të bërë një plan të caktuar, për të parë se çfarë do të ndodhë me këtë këshill gjyqësor aktual, në të cilin askush nuk ka besim. Do të ketë ndërhyrje nga pushteti ekzekutiv në fillim, sepse ju si pushtet ekzekutiv nuk mund të shihni që ju ndodh kaos në gjyqësor dhe të thoni që para faktorëve të huaj ne nuk ndërhyjmë në punën e gjykatave”, u shpreh avokati Aleksandar Novakovski.
Kur është fjala për korrupsionin në gjyqësor, Novakovski shpjegon se paratë nuk kërkohen hapur, por pretendon se lidhjet funksionojnë.
“A doni ta them hapu, tek ne ka ndikim. Ka gjykatës, lëndën të cilën e udhëheq, jo të njejtën lëndë por, djali I tij është avokat, nusja e djalit ne prokurorinë publike dhe në këtë mënyrë është I përzier rrethi. Pastaj egzistojnë kompanitë e mëdha, të cilat I përzgjedhin ato avokatë që më lëhtë të mund të kryejnë punën e tyre”, theksoi Novakovski.
Akademia, thotë avokati, ka treguar rezultate, por ka një ndikim thelbësor në përzgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve të ardhshëm. Nuk është e mundur, thotë Novakovski, që institucionet që kanë humbur kredibilitetin të emërojnë anëtarë në Akademi, prandaj ështe nevojshme të reformohet I gjithë sistemi.
XHANAN HALILI
