Maqedoni

Ribalanci i buxhetit, debatë e ashpër mes pushtetit dhe opozitës

27.07.2024 17:32

Sërisht debat i ashpër mes pushtetit dhe opozitës për ribalansin e buxhetit...

Opozita kritikon se me ristruktuimin e arkës shtetërore  nuk do të ketë  të holla për paga më të larta dhe investime kapitale. Puntorët do të marin paga më të larta thonë deputetët e shumicës parlamentare duke potencuar se me ribalansin sanohet cunami ekonomik  i LSDM –së dhe BDI-së. 
 
“Para nesh ësht ribalans i buxhetit me të cilin suspendohen marrëveshjet kolektive dhe anulohen të gjitha përfitimet dhe kërkesat e Sindikateve. Nuk ka para për punëtorët dhe për jetë të dinjiteteshme të familjeve të tyre”, u shpreh Mitko Trajçulevski nga LSDM. 
 
“Është gënjeshtër se nuk ka të holla për rritjen e pagave , mund të shihni fillimisht se për institucionet e arsimit sipëror, obligim të cilin ju e morret dhe nuk e respektuat , do të respektohet deri në fund të vitit. Me buxhetin e ri do të kalkulohen mjete që të mundet të rriten pagat”, theksoi Bojan Stojanovski nga VMRO DPMNE.  
 
Debati nga sfera e ekonomisë kaloi në sferën  politike për atë  se cila parti sa vota ka fituar,  por edhe  për atë se kush ka shpenzuar para për borxhe para dhjetë viteve  për  kriminalitet me programet arsimore .
 
“Për këtë arsye jeni aty ku jeni, sepse keni shpenzuar të holla për trajnimin e gomerëve , sepse keni shpenzuar të holla për recetën e picës. Keni harxhuar të holla për formimin e viber grupës për komunikim , për këtë shkak jeni aty ku jeni,  sepse gomari nuk fluturon kolege”, u shpreh Dafina Stojanovska nga VMRO DPMNE. 
 
“Gomerët nuk fluturojnë kolege,  por 2. 2 milion duhet të paguhen si dënim nga fondet evripiane arsimore për keqpërdorimin e parave që janë bërë  gjatë 2016- tës, në kohën kur atë institucion nuk e ka udhëhequr kuadër i LSDM-së”, theksoi Daniella Nikollova nga LSDM. 
 
Ministrja e Financave Dimitrivska  Koçovka e elebaroi ribalansin duke potencuar se është krijaur duke u bazuar në gjendjen në të cilën ndodhet aktulaisht buxheti dhe se  do të ketë  të holla për kryerjen e detyrimeve ligjore. 
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI