Maqedoni
Ratajë, promovohet strehimorja e qenve
27.07.2024 17:55
Në Ratajë të komunës së Jegunovcit, është promovuar sot nga kreu i komunës se Tetovës Bilall Kasami...

Në Ratajë të komunës së Jegunovcit, është promovuar sot nga kreu i komunës se Tetovës Bilall Kasami, strehimorja e qenve endacak që sipas tij,do të zgjedh një problem të kahëmotëshëm të Tetovës.Sic edhe po shihet prapa meje janë ndërtuar bokset për strehimin e qenve endacak,për momentin janë 19 bokse, dhe 19 të tjera priten të ndërtohen.
“Problemi me qentë e dacak është problem nacional,kamë thënë dhe e prsërisë se komuna e Tetovës as në aspektin teorik dhe më pak praktik nuk mund të zgjedhe problemi tërsisht me qentë endacka pasi sa do që ne të grumbullojm qentë endacak nuk funksionon sistemi në komuna tjeta në rang nacional.Nga këtu bëjë apel edhe nga komuna tjera edhe nga qeveria që këtë sistem ta përcjelli. dhe të marrin masa,pasi vetëm në një mënyrë te sinkronizuar dhe veprime të përbashkëta mund të zgjedhim këtë problem seriozë dhe të rëndësishmë për qytetarët”, u shpreh kryetari i Tetovës, BIlall Kasami.
Kasami më tej tha se qentë të cilët do trajtohen dhe nuk paraqesin rrezik për qytetarët do kthehen përsëri nga vendi ku janë marr. Por tha se cdo sulm që mund të kenë qytetarët pas trajtimit, përgjegjësia ngelën mbi ata të cilët kanë vlersuar se qentë nuk paraqesin rrezik.
“Një pjesë që e kalojn testin e socializimit që nuk paraqesin agresivitet mund të kthehen nga vendi ku janë marr.Por themë aty është një proces shumë i rëndësishëm i vlersimit,sepse gjithë personeli që konstatonë se ato qent nuk janë të rrezikshmë për qytetarët kanë përgjegjësi”, theksoi Kasami.
Përndryshe, deri më tani shumë qytetar të Tetovës janë kafshuar nga qent endacak, dhe të njejtët presin të dëmshpërblehen nga komuna e Tetovës.
VISAR SADIKI
