Maqedoni

LSDM akuzon pushtetin një ish i burgosur është zvdrejtor në Idrizovë

27.07.2024 19:04

LSDM akuzoi pushtetin se një ish i burgosur është emëruar...

LSDM akuzoi  pushtetin se një ish i burgosur është emëruar zëvendësdrejtor i burgut “Idrizovë”. Sipas LSDM –së VMRO-DPMNE dhe Mickoski nuk  kanë kuadro  për t'i emëruar në institucione dhe  emërojnë  ushtrues detyre persona që kanë  vepra penale dhe që kanë qenë në burg. 
 
“Me vendim të Mickoskit, një kriminel i dënuar i cili ka qenë në burg për 4 vjet është emëruar ushtrues detyre. drejtor i burgut Idrizovë, reparti Veles! Ibrahim Elezi u dënua dhe kaloi 4 vite burg, nga viti 2013 deri në vitin 2017 në Idrizovë. Vepra për të cilën u dënua ishte prodhimi dhe shitja e paautorizuar e drogës”, u shpreh Metodija Ilievski nga LSDM. 
 
Qeveria i bën thirrje LSDM-së të mos shpëlrndajë dezinformata në opinion 
 
Nga ana tjetër Qeveria pretendon se nuk është emëruar asnjë ushtrues detyre zëvendësdrejtor në burgun në  Idrizovë, duke I bërë thirrje  LSDM-së që të mos shpërndajë dezinformata në opinion.
 
“Ka pasur një propozim të tillë për emërimin e ushtruesit të detyrës. zëvendësdrejtor i burgut në  Idrizovë, por pas kontrolleve shtesë nuk është pranuar. Ky person nuk do të emërohet , ndërsa në seancën e ardhshme të Qeverisë do të ketë emërim të ri në këtë post. Sa i përket drejtorit të burgut në Prilep, ekziston prezumimi i pafajësisë për secilin individ, ekzistimi i kallëzimit penal pa aktgjykim të formës së prerë nuk është garanci për vepër të kryer. I bëjmë thirrje LSDM-së që të mos spekulojë dhe dezinformojë opinionin”, thonë nga Qeveria. 
 
FLUTURA LATIFI