botë

Për herë të parë opozitë në Kubë

20.04.2015 11:17

Për të parën herë në historinë e Kubës komuniste, dy kundërshtarë të qeverisë do të garojnë në zgjedhjet lokale të së dielës...

Hildebrando Chaviano është një gazetar dhe jurist i pavarur; Yuniel Lopez nga ana tjetër është pjesëtar i një force politike të shpallur të jashtëligjshme, Partia e Kubës së Pavarur dhe Demokratike.
 
Fitorja e dy disidenteve do të ishte e paprecedent në sistemin një partiak kuban.
 
Si Chaviano dhe Lopez i përcollën agjencive të huaja të lajmeve bindjen se qeveria është gjendur e papërgatitur përballë nivelit të jashtëzakonshëm të mbështetjes për ta.
 
“Askush në qeveri nuk e priste që të zgjidheshin në Këshillat Elektorale, e jo më të bëheshin kandidatë”, u shpreh zoti Chaviano.
 
Ndërsa Lopez mendon se në Kubë sot ka më pak frikë se në të kaluarën dhe gjërat kanë nisur ngadalë të ndryshojnë.