Maqedoni
Qendra për menaxhim me kriza, tre zjarre të hapura janë ende aktive
28.07.2024 12:53
Qendra për Menaxhimin e Krizave bën të ditur se gjatë ditës dhe natës së fundit...

Qendra për Menaxhimin e Krizave bën të ditur se gjatë ditës dhe natës së fundit në hapësirë të hapur janë shkaktuar gjithsej 23 vatra zjarri, nga të cilat tre janë ende aktive, një është nën kontroll dhe 19 janë shuar.
“Zjarri që na shkakton kokçarje më të madhe është zjarri në Malin Serta , një degëzim i tij sërisht është aktivizuar edhe atë pas poligonit ushtarak Krivollak , në drejtim të Lumit Bregallnicë në fshatin Creshka. Ky zjarr përfshin sipërfaqe më të madhe , duke djegur kryesisht barë dhe shkurre dhe ekziston mundësia që të përhapet deri te Lumi i Bregallnicës. Në bregun e saj ka drunj të lartë dhe ekziston rreziku që zjarri të përhapet në anën tjetër të lumit”, u shpreh drejtori i QMK - së, Stojançe Angelov.
