Maqedoni

Matka, atraksion për turistët

28.07.2024 16:03

Autobus të shumtë dhe turma turistësh, kjo është pamja e gjallëruar që hasim në kanionin e Matkës...

Rekomandimet nga guidat turistike internacionale, agjendat e organizuara të festivaleve te ndryshme në vend, janë shkak për vendosjen e Matkës si destinacion për vizitorët nga Evropa. Lundrimi me barka përgjatë nderthurjessë natyrës së bukur të bjeshkëve me pamjen mahnitëse të liqenit,u mundëson vizitorëve të huaj një përjetim të veçantë.  
 
“Jemi nga Spanja dhe kuptuam për Matkën nga guida turistike Lonly Planet në internet. Kemi shetitur përgjat lumit dhe ësht; jashtzakonisht bukur”, theksoi qytetari.
 
“Jemi këtu për festivalin e vallëzimit dhe ishte një udhëtim I organizuar, organizatorët e festivalit na sollën këtu”, u shpreh qytetari. 
 
Arlinda : A mendoni se ishte zgjedhje e mirë? 
 
“Ishte zgjedhje brilliante, do të uroja të kishim më shumë kohë që edhe të notonim”, theksoi qytetari. 
 
“Jemi nga Belgjika. Na pëlqen shumë këtu, është ndryshe nga Belgjika por, bukur. Edhe Shkupi na pëlqeu shumë, është hera e parë që erdhëm këtu, nuk mund të them shumë akoma, tentuam të marrim një barkë. Jo po bëjmë një turë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia dhe do kthehemi në Shqipëri. Po udhëtojmë shumë dhe kudo që shohim dicka që na pëlqen,  ndalojmë”, u shpreh qytetari.
 
“Jam nga Gjermania. Është vërtetë mahnitëse sepse keni male kaq të larta dhe lumin me ujë kaq të pastër, mendoj se është jashtzakonisht bukur”, theksoi qytetari.
 
Në temperaturat e larta të ditëve të verës, Matka mbetet një nga atraksionet turistike kryesore për vizitoret e huaj. Ata ndajnë mendime të ndryshme për anët pozitive dhe negative që ishohin këtu. 
 
Çfar mendon se duhet të përmirsohet, për turistët? 
 
“Nuk e di.Mendoj se është goxha bukur këtu. Ka shtande të vogla ku mund të blejmë ujë ka ndalesa të shpeshta, mendoj se është mjaft mirë këtu”, u shpreh qytetari. 
 
“Po kërkoj tualet, nuk kam gjetur akoma një VC, do të ishte ide e mirë të kishte VC publike gjatë rrugës”, theksoi qytetari.
 
“Duhet të jetë më pastër. Ka shumë mbeturina gjërat tjera mendoj se janë në rregull”, u shpreh qytetari.
 
“Trafiku. Në Belgjikë trafiku është mjaft strikt. Këtu shohim njerëz që i ndalojnë veturat ku të duan dhe largohen. Anash kësaj na pëlqen ambijenti, hotelet, është mirë”, theksoi qytetari.   
 
Përskaj përpjekjeve tona për të marr prononcime edhe nga ofruesit e shërbimeve lokale, ata nuk deshën të deklarohen para kamerave për kushtet e aktivitetit të turizmit në Matkë, por prapa kamerave shprehën shqetësimet e tyre për infrastrukturën e dobët dhe gjendjen e rrugës deri në Kanionin e Matkës, e që shprehen të jetë shkak për dëshprimin e turistëve të huaj. 
 
ARLINDA BAFTIU