Maqedoni

Fëmijët me nevoja të posaçme, Bela: Numri në rritje,insitucionet të papërgaditura

28.07.2024 16:26

Në kohën kur çdo ditë e më tepër është në rritje numri i fëmijë me pengesa në zhvillim...

Në kohën kur çdo ditë e më tepër është në rritje numri i fëmijë me pengesa në zhvillim, institucionet edukativo arsimore nuk janë të përgaditura për pranimin e këtyre fëmijëve,vlerëson psikologja Zemrijeta Bela Veseli.Mos trajtimi fëmijëve sipas nevojave që kanë sjell vështirsi ,ngecje dhe mundësi që shpesh të përjetojnë ndjenja të izolimit shoqëror nga bashkëmoshatarët e tyre.
 
“Situata aktuale në vend mund të themi se është alarmante për arsye se çdo ditë po rritet numri i fëmijëve me pengesa në zhvillim apo vonesa gjuhësore.Njëra ndër arsyet e rritjes së numrit mund të jetë edhe vetëdijesimi I prindërve të cilët e vërejnë se me fëmijët e tyre nuk është diçka në rregull ,pra nuk zhvillohen sikurse fëmjët e tjerë dhe kërkojnë ndihmë profesionale.Mund të themi se kopshtet apo shkollat nuk janë të përgaditura sa duhet për pranimin e fëmijëve me pengesa në zhvillim dhe për këtë arsye është e vështirë që një fëmijë të adaptohet apo pranohet nga ana e edukatorëve nëpër kopshte”, u shpreh psikologa Zemrijete Bela Veseli.
 
Bela: Trajtimi i hershëm sjell rezultate të mira
 
Njohja , diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm i këtyre ngecjeve mund të sjellë rezultate shumë të mira vlerëson Psikologja Zemrijeta Bela.
 
“Me të vërtet trajtimi i hershëm i fëmijëve ka edhe rezultate të majme ,kështu që brenda 6 ,9 muajve apo deri në një vit fëmijët të cilët kanë ardhur me pengesa të ndryshme kanë kaluar në fëmijë tipik .Këtu e kemi edhe mesazhin e fundit ndaj prindërve apo shikuesve tek të cilët kërkojmë që sa më herët të dërgojnë fëmijët e tyre në trajtime të duhura ,tek profesionist të duhur”, theksoi Veseli.
 
Në bazë shkencore ,tashmë dihet se fëmijëria e hershme 2-6 vjeç është periudha më efikase e ndërhyrjes, moshë ku shumë nga shkathtësitë jetësore themelore mësohen dhe zhvillohen në vitet e para të jetës, siç janë shkathtësitë:Konjitive/njohëse; socio- emocionale; komunikimi dhe gjuha; si dhe vetë-kujdesi.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI