Finlandë, opozita fiton zgjedhjet
20.04.2015 12:10
Partia opozitare në Finlandë është shpallur fituese e zgjedhjeve të përgjithshme në këtë vend...

Me të gjitha votat e numëruara të zgjedhjeve që janë mbajtur dje, Partia e Qendrës ka fituar 49 vende në parlamentin finlandez, që ka 200 ulëse. Kryeministri konsverator, Alexander Stubb, e ka pranuar humbjen.
Partia e dytë në këto zgjedhje doli partia populiste, “Partia e finlandezëve”, me 38 ulëse, parti kjo që njihet për politikat kundër emigrantëve. Kjo parti kundërshton pakot e ndihmave për vendet e eurozonës në krizë, derisa avokon largimin e Greqisë nga eurozona.
Fushata ka qenë e dominuar nga çështjet ekonomike, duke u fokusuar në vendet e punës, ndërprerjen e benefiteve dhe rritjen e borxhit kombëtar.
