Maqedoni
Kumanovë: Bujqit aplikojnë për mbështetje financiare
28.07.2024 16:49
Agjencia për nxitje të zhvillimit të bujqësisë, departamenti për rajonin verilindorë...

Agjencia për nxitje të zhvillimit të bujqësisë, departamenti për rajonin verilindorë me seli në Kumanovë, ka shpallur disa thirrje për ndihmë e mbështetje financiare për bujqit, mjete këto të siguruara nga Programi për zhvillim rural.
Ndërkaq sa i përket afatit të paraqitjeve, Xhabir Ramadani nga Agjencia për nxitje të zhvillimit të bujqësisë në Kumanovë, thotë se afati për aplikim ishte deri në fund të muajit Qershor por për shkak të interesimt të madh dhe si pasojë e vonesës së dokumentacioneve nga ana e fermerëve, ishim të detyrurar që afatin për aplikim të subvencionimit ta shtyejm deri në fund të muajit Korrik, gjegjësisht 31 Korrik.
“Jemi në fund të muajit dhe shumica apsolute i kanë bë aplikimet për subvencione apo pagesa direkte ka edhe disa të cilët për shkaqe të ndryshme endu nuk ju del në sisitem numri i kafshëve që i kanë në fermë shpresojmë që brenda këtyre 2-3 ditëve që kanë mbetë besoj që dalin apo duhet që sipas rregullave të i bëjmë një kërkesë dhe mandej ka afat edhe 1 muaj për t’a korrigju”, theksoi Ramadani.
Xhabir Ramadani, na njoftoi se tanimë ka ndryshime në shumën e subvencinimit, pra rritje të ndihmës financiare me qëllim që sadopak tu lehtësohet fermerëve puna sa i përket veprimtarisë me të cilën merren.
“Në lidhje me pagesat direkte apo subvencionet shuma e të cilave është rritur, marrim shembull për kokë të lopëve mjelëse siç ishte vitin e kaluar 2850 den për kokë, sivjet arrinë deri në 12.000 den, mirëpo kushti është brenda kohës të dorëzosh edhe qumsht në kapacitete përpunuese apo në qumshtore. Për delet siç është minimalja 600 den, plus 1.400 den i shtohen nëse 50% nga qingjat i dorëzon apo i shet në kapacitete përpunuese”, theksoi Ramadani.
Ndryshe, sipas Ramadanit, viteve të fundit sa vjen dhe rritet numri i fermerëve që vazhdimishtë i përgjigjen pozitivisht këtyre thirrjeve për mbështetje finaciare.
FATLUM AQIFI
