Maqedoni
Koalicioni Vlen, themelohet akademia e shqiptarëve
28.07.2024 17:12
Koalicioni Vlen ka filluar procedurë për themelimin...

Koalicioni Vlen ka filluar procedurë për themelimin e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art. Lideri i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti tha se nismat e tilla vetëm e begatojnë shkencën, artin dhe kulturën në Maqedoninë e Veriut.
Në pyejtjen se pse nevoitet kjo Akademi duke pasur parasysh se vendi ka ASHAMIN, Mexhiti parashtroi një pyetje retorike: Si është e mundur që asnjë shqiptar të mos jetë i punësuar në akademinë maqedonase.
“Në pyetjen do të duhet të përgjigjem në pyetje retorike, pse ASHAM deri më sot pra nuk ka asnjë të punësuar shqiptar, kjo është absurdi, nuk është absurdi pse shqiptarët duhet të jenë të kyçur aty, dhe mendoj se është në interes të këtij shteti dhe duhet të jenë të kënaqur të gjithë qytetarët, edhe shumica e parë maqedonase, edhe shumica e dytë shqiptare dhe të gjithë të tjerët. Deri sa qytetarët e këtij vendi kërkojnë të merren me hulumtime shkencore, me shkencë, me pjesën akademike, mendoj se këto iniciative duhet të përshëndeten, duhet të mbështeten, sepse fundi fundit, është investim për të ardhmen e këtij vendi”, u shpreh zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti.
BDI për themelimin e akadamisë shqiptare: është akademi mahallash
Por, BDI, këtë nismë e quan Kuazi “akademi” komunale që turpëron intelektualët dhe kombin.Integristët rekomandojnë që të merret kryesimi me Akademinë shtetërore për shkencë dhe arsim, të krijohen vende për më tëpër akademikë dhe të votohet ligji I propozuar prej tyre.
.,,Për 30 ditë, na kthyen prapa për 30 vjet! Në përpjekje për të shfaqur ndonjë rezultat dhe për ta ndaluar rënien e lirë që po poshtëron kombin, Vlen paska “themeluar” “AKADEMINË” e shkencave dhe arteve e cila do të finansohet, imagjinoni, nga Komunat, rast i vetëm në botë, një akademi mahallash”, thuhet në kumtesën e BDI-së.
VMRO reagon për akademinë shqiptare: ASHAM akademia që bashkon mendimin shkencor
Ka reaguar edhe VMRO DPMNE. Sipas tyre Akademia Maqedonase e Shkencave dhe e Arteve është i vetmi institucion që bashkon mendimin shkencor maqedonas dhe në përbërjen e saj ka shkencëtarë nga bashkësitë e ndryshme etnike.
Kriteri për anëtarësim në Akademinë e Shkencave nuk mund të jetë përkatësia etnike apo politike, por arritjet shkencore dhe kontributi në shoqëri. Shkenca nuk është diçka që duhet dhe mund të politizohet dhe etnizohet thonë nga VMRO DPMNE.
FLUTRA LATIFI TOPOJANI