Maqedoni
Gir për ndryshimin e kornizës negociuese, në Bruksel nuk ka vullnet për një gjë të tillë
28.07.2024 17:35
Në vend që të shpërbëhet Këshilli Gjyqësor, ky organ duhet reformuar...

Ambasadori evropian David Gir është i mendimit se duhet veprim radikal në sistemin gjyqësor, por siç thotë ai duhet të bëhet në bazë të rekomandimeve të ekspertëve të Komisionit Vlerësues, të cilët skanuan punën e Këshillit Gjyqësor. Për të mbrojtur pavarësinë e këtij organi, Gir thotë se duhet pasur kujdes që të mos tejkalohen autorizimet e pushtetit ekzekutiv.
“Un mendoj se më me rëndësi është çështja e Këshilit Gjyqësor.Qëllimi I tij është që të mbrojë pavarësinë, institucionalizmin dhe integritetin e gjyqësisë, prandja duhet të angazhohemi që kjo të funksionojë . Por gjatë tentimit që të sigurohemi për këtë, duke u munduar që të sigurojmë antarlësia të veprojë e pavarur dhe në mëynrë profesionale, duhet të kemi kujdes të mos i tejkalojmnë autorizimet mes pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësor”, u shpreh ambasadori i BE-së në RMV, Dejvid Gir.
Në intervistë për Radion Evropa e Lirë, ambasadori evropian njeh përpjekjet e Qeverisë së re dhe sheh progres në rrugën drejt BE-së, por nuk sheh optimizëm në Bruksel për ndryshimin e kornizës negociuese. Lidhur me njoftimet e autoriteteve në Athinë për bllokadë të re në rrugën integruese, Gir beson se të gjitha keqkuptimet mund të zgjidhen në kuadër të marrëveshjes së Prespës.
“A do të mundej kjo Qeveri të arrijë marrëveshje më të mire. Unë personlaisht dyshoj në këtë. Kupçtohet kjo është çështje mes dy qeverive , por dyshoj se kjo mund ët arrihet. Nuk shoh apetit në Bruksel që sërisht të shqyrtohet korniza negociuese që paraqet bazën e negociatave. Siç them ka zgjdidhje në tavolinë , do të ishte mire që tani të avansojmë drejt kësja zgjidhjeje”, theksoi Gir.
Gir nuk ka deshti të komentojë për kredinë hungareze prej 500 milionë eurosh, por thotë se një bashkëpunim i tillë është praktikë brenda Bashkimit Evropian. Lidhur me marrëdhëniet ndërmjet Mickoskit dhe Orbanit, ai thotë se është çështje mes të dyja shteteve , duke inkurajuar marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
