Maqedoni
Ulja e numrit të shqiptarëve në administratë, Mexhiti: Nuk është në përputhje me ligjin
28.07.2024 19:07
Zëvendëskryeministri I pare Izet Mexhiti duke komentuar vendimin e ministri për Administratë Goran Minçev...

Zëvendëskryeministri I pare Izet Mexhiti duke komentuar vendimin e ministri për Administratë Goran Minçev për ndryshim të përqindjes së Balancuesit, me çka ulet përfaqësimi i shqiptarëve në administratë thotë se kjo nuk është në përputhje me ligjin.
“Mendoj se në lidhje me Balancuesin , ose atë që e tha ministri Minçev, mendoj se nuk është në përputhje me ligjin. Në ligj saktë thuhet se përfaqësimi i drejtë duhet të jetë sipas përqindjes së përfaqësimit të popullatës, nuk thuhet për rezidente ose jorezidente. Normalisht, iniciativa të tilla do të shkaktojnë përgjigje nga ana jonë, por ne nuk jemi ata që inicojmë një gjë të tillë. Ne jemi të përkushtuar në shtyllat e qeverisë, zhvillim ekonomik, standard jetësor, luftë kundër korrupsionit, eurointegrime, këto janë shtyllat tona. Ne nuk duam të dalim nga kjo platformë. Mendoj se dhe kolegët tanë do ta kuptojnë se duhet të jenë në funksion të kësaj platforme, e jo të politikës ditore”, u shpreh zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti.
