Maqedoni

LSDM akuzon ministren e energjetikës, ndaj MEPSO-s ka borxh rreth 1 milion euro

28.07.2024 18:21

LSDM akuzon Ministren e Energjetikës Sanja Bozhinovska...

LSDM akuzon Ministren e Energjetikës Sanja Bozhinovska, se ndaj kompanisë shtetërore MEPSO ka borxh në vlerë prej  rreth 1 milion euro. Sipas LSDM kompania që lidhet me ministren Bozhinovska në vitin 2016 dhe 2017 këtë borxh e ka bërë pasi nuk e ka paguar rrymën.
 
Kompania, ku pronar dhe bashkëdrejtues ka qenë Bozhinovska, me borxh të akumuluar ndaj shtetit, më pas e ka ndërruar emrin dhe është shndërruar në një tjetër subjekt.
 
“MEPSO ngrit procedurë për pagesën e borxhit dhe inicion padi ndaj kompanisë së Bozhinovskës. Në vitin 2019 është zbatuar ekspertizë nga eksperti gjyqësor, ku është përcaktuar lartësia e kamatës për kompaninë e Bozhinovskës që I ka borxh MEPSOS. Domethënë 2 vjet e gjysmë Bozhinovska nuk ka haber për pagesë të borxhit ndaj shtetit. Me borxh të akumuluar ndaj shtetit, Bozhinovska e ndërron emrin e kompanisë dhe shndërrohet në një subjekt tjetër”, u shpreh Metodija Ilievski nga LSDM.
 
VMRO – DPMNE, LSDM e shqetësuar për ndryshime në MEPSO dhe EVN 
 
Por nga VMRO-DPMNE kundërpërgjigjen  se ky reagim i LSD-së është si pasojë e shqetësimit të madh për shkak të paralajmërimeve për ndryshime në udhëheqësinë e MEPSOS dhe EMV-së si dhe revizionin e punës së tyre.
 
“Nuk është problem Sanja Bozhinovska por fakti se LSD dhe BDI, 7 vite kanë mbushur xhepat nga krimi në MEPSO dhe EMV. Konferencat e sotme janë hipokrite, së paku për dy arsye. E para, që kur borxhi I një kompanie është vepër penale? E dyta LSD kishte 7 vite pushtet absolut me BDI-në. Nëse ka pasur krim, atëherë çfarë ka bërë LSD.  Është e qartë se LSD-ja është e prekur drejtpërdrejt nga ndryshimet në MEPSO dhe EMV, prandaj janë përfshirë në fushata të rreme dhe të ndyra për të njollosur njerëzit që punojnë me ndershmëri”, thonë nga VMRO.thonë nga VMRO – DPMNE.
 
XHANAN HALILI