Maqedoni

“Vepro tani, per natyren”, 28 koriku dita botërore e mbrojtjes së natyrës

28.07.2024 18:44

Me rastin e shenimit te Ditës Botërore të Mbrojtjes së Natyrës...

Me rastin e shenimit te Ditës Botërore të Mbrojtjes së Natyrës, Zëvëndëskryeministri I parë I Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Hapësinor Izet Mexhiti, shënoi fillimin e fushatës “Vepro Tani, për natyrën”.
 
Kjo fushatë do te zbatohet përmes aktiviteteve të ndryshme dhe ka per qellim të inkurajojë sjelljen e përgjegjshme ndaj natyrës dhe kujdesin ndaj saj. Përveq fushatës masive për mbjelljen e pemëve dhe rrikthimin e gjelbrimit në zonat urbane do të organiozhen akcione të rregullta për pastrimin e lumenjëve, pyejeve si dhe do të promovohet procesi I riciklimit
 
“Promovimi I riciklimit, do të organizojmë aksione të rrëgullta për pastrimin e lumenjëve, pyjeve dhe parqeve tona, duke ofruar infrastruktura të reja dhe të përshtatshme për ndarjen e metjeve. Edukimi dhe senzibilizimi, do të zbatojmë programe edukative në shkolla dhe komunitete,për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e rruajtjes së  mjedisit dhe mënnyrave të  qëndrueshme të jetesës”, u shpreh ministri i Mjedisit Jetësor dhe Hapësinor Izet Mexhiti.
 
Mexhiti poashtu apelon qytetarët të jenë më të kujdessshëm sa I përket mundësisë për ndezjen e zjarreve të cilat kanë shkatërruar mijëra hektar pyje në mbarë vendin. 
 
“Apeloj qe cdo individ për sjellje të kujdesshme dhe të përgjegjshme ndaj natyrës pavarësisht nëse ka të bëjë me mundësinë e fillimit për një zjarr duke hedhur  bishta të cigars ose duke ndezur zjarr në natyrë përfshirë edhe djegijen e kashtës në sipërfaqe bujqësore ose duke lënë mbeturina në zonat e piknikut dhe vendet ku shijojnë freskinë dhe gjelbërimine natyrës. Gjëra të vogla në dukje mund të shkaktojnë të pariparueshme”, theksoi Mexhiti.
 
Të gjitha këto aktivitete sipas Mexhitit do të kenë për qëllim ndërtimin e një të ardhme më të gjelbërt dhe me të shëndetshme për vendin tonë. 
 
XHANAN HALILI