Bashkimi Evropian, kryediplomatët diskutojnë për emigrantët

20.04.2015 12:12

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të diskutojnë sot për krizën me migracionin ilegal...

Takimi i Luksemburgut pritet të mbahet një ditë pas raportimit të dyshimit se 700 emigrantë janë vrarë pasi anija e tyre është fundosur në Mesdhe. Presioni ndaj BE-së po rritet për të bërë më shumë që tragjeditë e tilla të evitohen.

Presidenti francez, Francois Hollande, ka thënë se ekipet e shpëtimit kanë nevojë për më shumë anije dhe se ata duhet të luftojnë më shumë trafikantët e njerëzve.

Deri më tash, 35 mijë azilantë dhe emigrantë kanë arritur të hyjnë në Evropë, ndërsa mbi 900 raportohet se e kanë humbur jetën në këtë rrugëtim.