Vijojnë temperaturat e larta në RMV

29.07.2024 08:00

Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht me diell...

Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë.

Vetëm nesër në orët e pasdites në disa vende vranësirat do të rriten, veçanërisht në zonat malore ku do të ketë kushte për shi afatshkurtër.

Siç bëjnë të ditur nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike sot dhe nesër do të fryejë erë mesatare deri e përforcuar veriore (në disa vende mbi 60 km/h).