Delegacioni i Kuvendit në sesionin pranveror të APKE-së
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje të Aleksandar Nikolloskit në rol të shefit dhe Imer Aliu zëvendësanëtar, prej sot deri më 24 prill do të qëndrojnë në Strazburg, ku do të marrin pjesë në sesionin e rregullt pranveror të këshillit të Evropës....

Ashtu siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, mes temave kryesore të duskutimit do të jetë kontrolli masiv, nevoja të respektohen të drejtat e njeriut dhe e drejta ndërkombëtare në lidhje me përdorimin e fluturakeve pa pilot dhe vrasjet.
Deputetët do të debatojnë edhe për pasojat humanitare të aktiviteteve të grupeve terroriste të njohur si "Shteti Islamik" dhe diskriminimi ndaj njerëzve transeksualë në Evropë, pastaj ligjdhënia dhe praktika të cilat kanë të bëjnë me marrjen e fëmijëve nga familjet e tyre në vendet-anëtare, ndërsa do të shqyrtohet edhe dialogu post-monitoring me Monakon.
Gjatë sesionit do të mbahet tribunë për situatën politike dhe siguruese në Ukrainë dhe pasojat e saj, ndërsa Kuvendi do t'i rishqyrtojë edhe sanksionet në raport të delegacionit rus të cilës nga sesioni i janarit i ishin marrë të drejtat dhe privilegjet, si shprehje e qartë e dënimit të vazhdimit të cenimit të të drejtës ndërkombëtare.
Mes deputetëve do të mbajë fjalim edhe Mbreti i Belgjikës, ndërsa fjalime do të kenë edhe Didie Rejnders, shef i diplomacisë së Belgjikës, i cili do t'i prezantojë prioritetet e Komitetit të ministrave në suaza të kryesisë së Belgjikës, si dhe Nills Muizhnieks, komisar për të drejtat e njeriut të këshillit të Evropës, i cili do ta prezantojë raportin e tij vjetor të aktiviteteve për vitin 2014.
Gjatë vitit 2015 sipas parimit të rotacionit Republikës së Maqedonisë i bie një nga vendet e nënkryetarëve në Asamblenë Parlamentare, ndërsa sipas orarit të sesionit të muajit prill pritet që shefi i delegacionit të Maqedonisë, Aleksandar Nikolloski ta ketë nderin të kryesojë me organizatën më të vjetër ndërkombëtare në Evropë.
Gjatë sesionit Nikolloski, në përbërje të shefit të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë parlamentare të këshillit të Evropës, do të ketë shumë takime bilaterale dhe biseda me deputetët nga vendet evropiane.
