botë

Presidenti i Qipros turke zgjidhet me balotazh

20.04.2015 12:16

Zgjedhjet presidenciale në Qipron turke do të kenë edhe raundin e dytë, ku do të përballen dy nga 7 kandidatët e raundit të parë...

Presidenti aktual, Dervish Eroglu, dhe sfiduesi i tij, Mustafa Akinxhi, janë kandidatët e mbetur. Pjesëmarrja në raundin e parë ka qenë mbi 62% nga 177 mijë banorët me të drejtë vote.
 
Muajin e ardhshëm, ndërkaq, pritet të vazhdojnë bisedimet për bashkimin e ishullit të ndarë në dy pjesë, atë turk dhe grek.
 
Vendi është i ndarë prej vitit 1974 pas okupimit turk, që e kundërshtonte grushtshtetin e përkrahësve të bashkimit të Qipros me Greqinë. Bisedimet për paqe janë ndërprerë vitin e kaluar pas përplasjeve rreth të drejtës së shfrytëzimit të rezervave potenciale të gazit në bregdet.