Botë
Marrëdhëniet Serbi – Rusi, Vuçiq: Bashkë do ta shënojmë çlirimin e Beogradit
29.07.2024 17:47
Serbia dhe Rusia do të shënojnë së bashku çlirimin e Beogradit...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se ai dhe ambasadori i Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Bocan-Harchenko, janë pajtuar që dy shtetet të shënojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit.
“Ne jemi pajtuar që të përkujtojmë së bashku 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin dhe çlirimin e Beogradit. Ne kemi diskutuar për temat e interesit të përbashkët, sidomos në fushat si tregtia, kultura dhe siguria rajonale.”, ka thënë Vuçiqi përmes një postimi në Instagram, pas takimit me ambasadorin rus.
Përvjetori i çlirimit të Beogradit nga pushtuesi gjerman shënohet më 20 tetor. Kryeqyteti i Serbisë është çliruar atëherë prej partizanëve jugosllavë dhe Ushtrisë së Kuqe Sovjetike. Serbia është një prej pak vendeve të Evropës që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
