Jashari për vizitë pune në Tiranë

20.04.2015 12:32

Ministri i Drejtësisë së Maqedonisë, Adnan Jashari, pritet të zhvillojë sot një takim me homologun e tij shqiptar Nasip Naço, njofton ATSH-ja...

Gjatë takimit, që pritet të nisë sot në mesditë në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, mësohet se palët do të diskutojnë mbi projektet e përbashkëta në fushën e drejtësisë.

Gjithashtu, dy ministrat do të diskutojnë mbi mundësinë e forcimit të bashkëpunimit mes palëve, si dhe do të diskutojnë mbi gjëndjen e drejtësisë në vendet respektive, teksa në orën 13:00 pritet të ketë dhe një deklaratë për shtyp nga ana e të dy Ministrive.

Ky është takimi i tyre i dytë pas  vizitës  në fund të vitit të kaluar të ministrit shqiptar të Drejtësë në Maqedoni, ku pati  takim  me homolgun e tij Jashari.