Botë
Treni del nga shinat, dy të vdekur mbi 100 të plagosur në Rusi
29.07.2024 18:39
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volgorod, Rusi, ku si pasojë e përplasjes së një treni me një kamion...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volgorod, Rusi, ku si pasojë e përplasjes së një treni me një kamion, 2 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Nga përplasja, 8 vagonë kanë dalë nga shinat, sipas autoriteteve.
Treni po udhëtonte nga Kazan në Tatarstan për në Adler në Detin e Zi kur doli nga shinat në rajonin jugor të Volgogradit pranë stacionit Kotelnikovo rreth 1200 km (750 milje) në jug të Moskës, tha ministria e emergjencave.
