Karburantet më të shtrenjta për 1,5 denarë
Çmimi i benzinave dhe i dizelit prej sonte në mesnatë rritet për 1,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullativ për Energjetikë (KRE)...

Me vendimin kryhet rritja e rafinerive dhe çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 4,96 përkatësisht për 3,31 për qind.
Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të arrijë 69 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 71 denarë, EURODIZEL (D-E V) për 54,5 denarë, ndërsa Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1) do të kushtojë 43,5 denarë për litër.
Me vendimin e KRE-së për 1,688 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS i cili tani do të shitet për 27,928 denarë për kilogram.
Si arsye për rritjen e çmimieve me pakicë të derivateve të naftës nga KRE-ja i potencojnë për 5,3 për qind çmimin mesatar më të lartë të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit dhe për 0,542 për qind kursin më të lartë të dollarit në raport të denarit.
