Shembet miniera e qymyrit në Vietnamin verior, 5 të vdekur

30.07.2024 11:57

Pesë punëtorë në një minierë qymyri në Vietnamin verior...

Pesë punëtorë në një minierë qymyri në Vietnamin verior mbetën të vrarë teksa një nga galeritë u shemb, thanë autoritetet sot.

Aksidenti ndodhi dje në një minierë qymyri në provincën Quang Ninh, e cila prodhon sasinë më të madhe të qymyrit në vendin aziatik, tha Komiteti Popullor i provincës.

Sipas të njëjtit burim, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Hetimet vijojnë.