Ministria e Shëndetësisë: Rritet numri i të vdekurve në Gaza

30.07.2024 13:22

Të paktën 39,400 palestinezë janë vrarë dhe 90,996 të tjerë janë plagosur...

Të paktën 39,400 palestinezë janë vrarë dhe 90,996 të tjerë janë plagosur në luftën e Izraelit në Gaza që nga 7 tetori, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

37 palestinezë u vranë vetëm gjatë ditës së kaluar, derisa 73 të tjerë mbetën të plagosur.

Ndërkohë që palestinezët po kthehen në pjesët lindore të Khan Younis pas tërheqjes së paparalajmëruar të forcave izraelite nga zona, duke e gjetur atë të shkatërruar kryesisht dhe duke e përshkruar atë si “një djerrinë të pabanueshme”.

Një zëdhënës i OBSH-së i thotë Al Jazeera-s një armëpushim është i nevojshëm për të siguruar që vaksinat të arrijnë tek fëmijët pasi Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se nevojitet “ndërhyrja e menjëhershme” për të parandaluar përhapjen e një epidemie poliomielit.