Padi penale për grabitje ari në një argjendari në Strugë

20.04.2015 13:25

Stacioni policor në Strugë parashtroi padi penale kundër 29-vjeçarit S.M. nga fshati strugan Llabënishtë për shkak të dyshimit për grabitje...

Ashtu siç informon zëdhënësi i SPB-së Ohër Stefan Dimoski, më 6 mars të këtij viti, i paraqituri nga argjendaria "Koral", e vendosur në bezistanin në Strugë ka marrë një byzylik për fëmijë me çka ka fituar interes pronësor kundërligjor prej 12.000 denarësh.

"Prej se ka arritur në argjendari S.M. nga pronari ka kërkuar të shohë se çfarë modele të byzylikëve për fëmijë ofrohen. Në momentin kur pronari i artarisë i ka matur byzylikët, i paraqituri S.M. pa vërejtur  ka marrë  një byzylik,   pas së cilës ka dalë nga objekti. Menjëherë pas grabitjes, ai byzylikun e ka ofruar për shitje në argjendarinë fqinje, ku me pronarin janë dakorduar për çmim shitës prej  70 eursh", deklaroi Dimoski.

Pas paraqitjes së vjedhjes, nëpunësit policorë nga stacioni policor në Strugë e kanë vërejtur S.M.  në çarshinë e Strugës prej ku edhe e kanë arrestuar. (mia.mk)