Mosshfrytëzimi i fondeve IPA, Murtezani: Mungon menaxhimi i mirë dhe kuadri profesional
Për shkak të implementimit të ngadalshëm....

Për shkak të implementimit të ngadalshëm, në vitin 2022 dhe 2023 vendi humbi gjithsej 79 milionë euro mjete nga IPA fondet, ndërkaq vlerësohet se s’do të shfrytëzohen edhe 43 milionë euro të tjera gjatë këtij viti, mjete të cilat si përfundim i kthehen fondit të Bashkimit Evropian.
Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, njëherit edhe koordinator nacional i fondeve IPA, ka përcaktuar qëllimet në bazë të së cilave do të veprojë në periudhën e ardhshme, në mënyrë që të përmirësohet shfrytëzimi i fondeve të BE-së, ndërkaq si fajtorë cilëson mungesën e konsiderueshme të numrit të personelit të kualifikuar në strukturën nacionale të IPA-s, si dhe komplikohet nga vonesat për procedurën për prokuronim dhe mungesa e projekteve të mira infrastrukturore.
“Për t’u ballafaquar me këto sfida po i ndërmarrim masat e mëposhtme strategjike: Përforcimi i IPA kapaciteteve përmes punësimeve të reja; Politika për mbajtjen e stafit të IPA strukturës, variacioni i lartë i profesionistëve të trajnuar të IPA-s shpesh tërhiqen nga sektori privat, e kjo krijon shqetësim serioz.”, - deklaroi ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani.
Procesi eurointegrues, Murtezani: Ndryshimet kushtetuese - kyçe, reformat - kushte
Murtezani u ndal edhe tek vazhdimi i procesit eurointegrues. I vetëdijshëm se pa tërhequr pengesën që kushtëzohet nga ndryshimet kushtetuese nuk mund të shkojmë përpara, por megjithatë thekson edhe patjetërsueshmërinë e reformave të brendshme, sidomos në gjyqësor, ku thekson nevojën e një game më të madhe të bashkëpunimit.
“Duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës jo vetëm me Qeverinë, opinionin, organizatat joqeveritare, por edhe me partnerët tanë dhe korin diplomatik këtu, që të vijmë deri tek një zgjidhje, e cila do të na mundësojë më shpejt të përmbyllim procesin e integrimit.”, - theksoi ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani.
Murtezani po ashtu informon se kritika për reforma i përcillen në çdo takim me ambasadorë, andaj fton në përkushtimin që do të rriste perspektivën evropiane të vendit. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)