Transformimi digjital i shoqërisë, Andonovski: Siguria kibernetike, prioritet

30.07.2024 15:44

Vendi do të ketë një strategji të re kombëtare...

Vendi do të ketë një strategji të re kombëtare për sigurinë kibernetike për periudhën 2024-2028. Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, thotë se qëndrueshmëria digjitale garanton një transformim të vërtetë. Nuk ka dyshim se në të ardhmen do të ketë incidente që nuk mund t'i imagjinojmë apo parashikojmë dhe të cilat do të ndikojnë në të gjitha kushtet dhe proceset socio-ekonomike thotë Andonovski.

Prioritet i kësaj ministrie do të jetë ndërtimi i një infrastrukture të fortë, investim në kapacitete njerëzore profesionale, në mënyrë që transformimi digjital të bëhet sa më efikas dhe me sa më shumë qëndrueshmëri.

“Siguria kibernetike do të jetë në krye të përgjegjësive tona në kuadër të transformimit digjital të shoqërisë, sepse është një kujdestar kyç i gjithçkaje që do të ndërtojmë në sferën digjitale dhe do të jetë investimi ynë prioritar.”, - deklaroi ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, thotë se akoma nuk ka dëshmi për akuzat që haker nga vendi ynë po sulmojnë shtetit e Venezuelës. Thotë se akuzat vijnë nga një regjim socialist që për vite me radhë nxjerr informacione që shpeshherë nuk mbështeten me prova.

“Po e ndjekim me vëmendje procesin, ne nuk jemi organ hetues, por do të angazhohemi që të mos akuzohemi për diçka që nuk ka dëshmi dhe të mos përzihemi në një shtet autoritar.”, - theksoi ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski.

Strategjia do të zhvillohet në përputhje me parimet e BE-së dhe NATO-s, si dhe me detyrimet ndërkombëtare të vendit tonë dhe përshëndeti pjesëmarrjen e ekspertëve nga partnerët ndërkombëtarë në grupin e punës. Ministria thekson statistikat shqetësuese që tregojnë se në 93 për qind të rasteve një sulmues i jashtëm mund të depërtojë në mjedisin e rrjetit të organizatës, deri në 43 për qind e të gjitha shkeljeve janë kërcënime të brendshme, mesatarisht vetëm 5 për qind e kompanive  janë të mbrojtura në mënyrë adekuate. (Gazmend Rexhepi, TVM2)